Plani i SHBA-së për ndalimin e emigrantëve të dyshuar me Covid-19

12 Gusht 2020, 21:11

Administrata amerikane po merr në konsideratë moslejimin e kthimit të shtetasve amerikane dhe residentëve nëse ata janë të dyshuar se janë infektuar me Covid-19.  Deklarata u dha nga një zyrtar i lartë amerikan për agjensinë e lajmeve Reuters, por theksoi se drafti  nuk ka përfunduar ende dhe mund të ndryshojë.

Donald Trump ka krijuar një seri kufizimesh gjithëpërfshirëse që nga fillimi i pandemisë duke pezulluar procedurat për disa lloje vizash dhe duke lejuar autoritetet kufitare amerikane që të dëbojnë emigrantët e kapur në kufi.

Reuters raportoi në maj se zyrtarët e qeverisë amerikane ishin të shqetësuar se shtetasit me dyshtetësi amerikane dhe meksikane, mund të zhvendoseshin  në Shtetet e Bashkuara nëse përhapja e koronavirusit në Meksikë përkeqësohej.

Draft rregullorja, e cila u raportua për herë të parë nga Neë York Times, do të publikohet së shpejti  nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. 

"Agjencive federale u është kërkuar të paraqesin reagime në lidhje me propozimin në Shtëpinë e Bardhë deri të Martën, megjithëse është e paqartë se kur mund të miratohet ose shpallet ajo", raporton  Times.