Plani i UEFA-s, Champions dhe Europa League në gusht

13 Prill 2020, 13:57

Në një kohë kur bota mbarë vijon “luftën” ndaj COVID-19, Uefa qeveria e futbollit europian po kërkon zgjidhje për të përfunduar kompeticionet me qëllimin e vetëm që të mos shkohet deri në shtator për këtë sezon. Uefa më shumë se një herë ka sqaruar se prioritet së pari është përfundimi i kampionateve respektive por po ashtu dëshiron me ngulm që të mbyllë edhe kompeticionet e saj prestigjoze Champions dhe Europa League. Dhe ideja më e fundit është që si Champions League ashtu edhe Europa League të luhen gjatë muajit gusht gjatë tre javëve. Këtë plan e zbulojnë mediat britanike Sunday Express dhe The Sun që citojnë burime nga selia qëndrore në Nyon.Dhe po ashtu janë zbuluar edhe tre opsionet se si mund të përfundojnë kompeticionet europiane këtë sezon.