Plarent Ndreca: Kërkesat e studentëve të dyshimta, duke refuzuar dialogun shkojnë drejt ultimatumit

8 Dhjetor 2018, 07:30

Për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca studentët po kalojnë nga kërkesat te ultimatumet. I ftuar në studion e "Repolitix" në Report Tv, entuziazmi dhe fryma e protestës është për t'u vlerësuar, por është absurd fakti që studentët nuk pranojnë të dialogojnë me qeverinë. Ndreca ngre dyshime për qëllimet e protestës nisur nga shpalosja e kërkesave të reja. "Është për t'u përshëndetur fryma dhe mënyra si është bërë protesta, por nëse nuk dialogon me atë që po i kërkon diçka, atëherë kjo kthehet në ultimatum. Qeveria është e votuar nga aq milion njerëz dhe ti po i bën ultimatum. Këtu i bie që të ndryshojmë kushtetutën. Unë po dyshoj për këtë", tha Ndreca.