Plas sherri te romët në Berat! Injorojnë karantinën, raki dhe më pas përplasje me njëri tjetrin

29 Mars 2020, 16:51

Komuniteti rom në qytetin e Beratit jo vetëm që nuk ka respektuar karantinën për të qëndruar në shtëpi të izoluar për shkak të masave kundër koronavirusit, por madje janë zënë mes njëri tjetrit me sende të forta, tuba hekuri dhe gurë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Uznovë pranë lumit Osum.

Edhe pse në varfëri një grup anëtarësh të këtij komuniteti nuk qëndrojnë të izoluar, duke dalë nga shtëpia, ndërsa disa prej tyre ulen në tokat pranë shtëpive madje në në ndonjë rast nuk mungon as rakia dhe më pas konfliktohen me njëri tjetrin. Pas ngjarjes së sotme, menjëherë pas sinjalizimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke shoqëruar disa prej personave që u konfliktuan.