'Plazh i lirë'/ Lirohen 2800 m2 në Shëngjin të Lezhës, nën hetim 7 pronarë dhe ish-drejtori i Taksave

16 Gusht 2019, 10:02

LEZHË- Aksioni anti-informalitet ka 'goditur; një tjetër rast ditën e sotme. Në vijim të operacionit 'Plazh i lirë' në zonën e plazhit të Kunës në Shëngjin të Lezhës, janë liruar 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, janë sekuestruar 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në hapsirat publike si dhe janë proceduar 7 pronarë dhe një zyrtarë.

Zyrtari i vënë nën hetim është ish - Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore A.N, pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe  më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme. Ndërsa pronarët e subjekteve që  kishin zaptuar zonën e plazhit janë: G.F., F.K, M.N., E.Ll., Gj.J., E.C. dhe P.Z. të cilët akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave".

Si rezultat i kontrolleve në plazhin e Kunës 7 subjektet në vjalë ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike (rërës), pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë.".

Kujtojmë se ky aksion vjen në kuadër të masave të ndërmarra prej javësh për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”.