Plazh vjeshte në Vlorë

19 Shtator 2019, 18:32

Jemi në mes të muajit shtator, përkatësisht në vjeshtën e parë të vitit, por kjo nuk vërehet aspak në Vlorë. Pushuesit vijojnë të shijojnë detin, rërën dhe diellin ende të ngrohtë. Kryesisht pushuesit e vjeshtës janë mosha e tretë të cilët vijojnë marrin jodin e detit.

Ata jo janë jo vetëm banorë të Vlorës , ndërsa vihet re pushuesit e vjeshtës janë mosha e tretë e cila kërkon të marrë ende jod dhe vitaminën D për t'i bërë ballë stinës së dimrit. 

Kështu moti favorizues i vjeshtës së parë në Vlorë me diell ende të ngrohtë, por edhe të erës së freskët fton qytetarët të mos e humbasin këtë mundësi për tu qetësuar pranë detit.