Plazhe të papastra e pa roje bregdetare, sezoni turistik nis ‘i sëmurë’ në vend! Në Shëngjin dështoi dezinsektimi, në Vlorë s’ka tualete publike

25 Qershor 2022, 12:11 | Përditesimi i fundit: 2022-06-25 14:28:15

Sezoni turistik në vendin tonë ka nisur prej javësh, por problematikat mbeten të shumta pothuajse në të gjitha pikat turistike. Report Tv ka kryer një vëzhgim konkretisht në vijën bregdetare të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Velipojës, ku problematika më shqetësuese është mungesa e rojave të plazheve, ç’ka vë në rrezik edhe jetën e pushuesve, por edhe ndotja e mjedisit.