Një turiste nga Polonia është mbytur ditën e sotme në plazhin e Sarandës. Raportohet se turistja polake Noëorycka Peter Iëona 52-vjeçe është mbytur në zonën e quajtur “Kanali i Çukës”.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për Report Tv bëhët me dije se turistja nuk dihet nëse ka qënë e shoqëruar nga persona të tjerë. Ndërsa nga ana e Bashkisë nuk ka asnjë informacion për motin e keq.
Një tjetër ngjarje në Durrës, aty ku është mbytur një pushues në zonën e plazhit në Porto-Romano.
Pushuesit konstatuan se po dërgonte sinjal nga uji, por nuk kanë mundur t’a shpëtojnë. Pushuesit kanë njoftuar ambulancën dhe policinë të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.