Plazheve të bukura të Himarës u mungojnë turistët, operatorët turistikë: Po punojmë me 50 % të kapaciteteve

11 Korrik 2020, 14:13

Në zemër të Rivierës shqiptare, shtrihet Himara. Ndër vite një nga vendet më të preferuara nga turistët, këtë korrik po përballet me zbrazëtinë.  Plazhet e Himarës numëronin me mijëra turistë të ardhur nga çdo vend i botës, por sot gjetëm në plazh vetëm një portugez që ka mbërritur përmes një turi me biçikletë.