Plazhi i Darëzezës në mëshirë të fatit, vihet nën 'pushtetin' e mbeturinave

8 Maj 2020, 19:27

Plazhi i Darëzezës në Fier është lënë më mëshirë të fatit, duke u mbuluar nga mbeturinat. Grupi i xhirimit të Report Tv konstatoi se mbeturinat kanë mbuluar rërën, ndërsa hapja e sezonit turistik duket i largët edhe pse jemi në Maj.

Bashkia e Fierit, ndryshe nga vitet e kaluara nuk ka marrë masa për pastrimin e vijës bregdetare prej 26 kilometra që shtrihet nga Darzëza deri në Pish-Poro.