Plazhi i Talës me hapësirë për plazh publik, pushuesit: Mungon pastërtia

23 Korrik 2020, 17:36

Pushuesit ankohen se mungon pastërtia. Nëse kërkon hapësira të bollshme publike dhe distancim social, plazhi i Talës në Lezhë është zgjedhja e duhur.

Kjo zonë turistike është shumë pak e shfrytëzuar dhe e pacenuar nga ndërtimet. Më shumë se 12 km vijë bregdetare është në shërbim të pushuesve të cilët janë kryesisht ditor. Ata udhëtojnë nga Lezha, Kurbini apo Mirdita për të kaluar disa orë pranë bregdetit, pavarësisht se për shkak të pandemisë këtë vit numri i tyre është shumë i ulet.