Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet në kantierin e hapur në Vlorë për zgjatimin e lungomares. Kreu i qeverisë tha se do të jetë një plazh i ri natyral përgjatë buzës së detit, një plazh urban me rërë mbi shëtitore, dy pishina publike, një olimplike e një për fëmijë dhe parkim e shërbime të klasit të parë për vlonjatët e për turistët. "Do të jetë plazhi më i bukur i Vlorës" tha Rama. Ndërkohë që në një moment kritikoi edhe kryebashkiakun Dritan Leli për mbylljen dhe rregullimin e disa gropave në shëtitore.
Edi Rama: Ato rregullimet atje mos prisni...se nuk ka sens
Dritan Leli: Tani, janë tenderuar...
Edi Rama: Dy metra gropa janë aty, rregulloji vetë, nuk ka tani pastaj, ajo bëhet, ç'tenderuar, ajo bëhet për dy minuta. Rrinë e bëhen gangrenë atje