Plazhi plot me pushues por në bregdetin e Vlorës nuk ka vrojtues! Ekspertja: Trajnohen vetë pronarët, nuk rri njeri në vendin e punës

29 Maj 2022, 16:57

Vlora nis sezonin turistik pa kulla dhe roje vrojtimi. Pushuesit shprehen të shqetësuar për mungesën e vrojtuesve, ndërsa e kërkojnë si një domosdoshmëri sidomos për fëmijët dhe moshat e treta që janë më të rrezikuar.

Teksa sezoni turistik ka nisur, në Vlorë mungojnë vrojtuesit e plazheve. Në gjithë vijën bregdetare të bashkisë Vlorë, shfaqet e njëjta situatë. Në zonën e plazhit përgjatë Lungomares pushuesit shprehen se vrojtues plazhi nuk kanë parë edhe pse kjo është një domosdoshmëri sidomos për fëmijët dhe moshat e treta që janë më të rrezikuar.