TIRANE-Në Porto Romano të Durrësit nuk do të hidhen më mbetje, pasi përpunimi do të bëhet në impiantin modern të Sharrës, që është ndërtuar dhe certifikuar sipas modelit të BE-së. "Me projektin e Parkut të Madh të Durrësit që do të zërë vendin e vatrës gjysëm shekullore kanceroze të plehrave në Porto Romano.
Nuk do të ketë më mbetje, i gjithë projekti në më pak se një vit, përpunimi do të bëhet në impiantin modern të Sharrës, sipas modelit të certifikuar nga BE" thotë Rama. Por cfarë do të ndodhë në Porto Romano? Kryeministri Rama thekson në videon e postuar se "Në qershor të 2021 do të jetë festa më e madhe që kanë parë kalamajtë në parkun e ri të Durrësit".