Pllakos heshtja e mortit në Durrës, sot i jepet lamtumira e fundit 8 anëtarëve të familjes Lala

30 Nëntor 2019, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2019-11-30 16:02:36

Në qytetin e Durrësit ka pllakosur heshtja e mortit. Të vetmit zëra që dëgjohen janë të qarat e të afërmve dhe kuja e vajtimoreve që po përcejllin trupa e 8 familjarëve Lala të cilët humbën jetën në tërmetin vdekjeprurës të 26 nëntorit.

8 anëtarët e familjes Lala do të përcillen sot në varreza nga qindra familjarë të afërm, e qytetarë të ndryshëm. Homazhet po zhvillohen në pallatin e Kulturës në Durrës, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 11.00.