Plotësohet me të 24 skuadrat Euro 2020 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm i shtyrë për shkak të pandemisë. 4 ekipet e fundit që prenë biletën ishin Maqedonia e Veriut, Hungaria, Sllovakia dhe Skocia që u kualifikuan nga play-off i Ligës së Kombeve. Maqedonia e Veriut bën historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një kompeticion madhor. Goli i veteranit Goran Pandev mjaftoi për të mundur Gjeorgjinë 1-0. Meritë kanë edhe futbollistët shqiptarë që luajnë në kombëtaren e vendit fqinj.
