“Po bëhet masakër, po shtypen fëmijët”, beratasi thirrje policisë: Shoferët të varen në shesh

19 Tetor 2020, 10:14

Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv telefonoi një qytetar nga Berati që kishte një shqetësim të vetëm, atë të aksidenteve rrugore. Duke folur në studio me gazetarin Andi Kapxhiu zotëria tha se po bëhet masakër po shtypen fëmijë të vegjël. Ai i ka bërë thirrje policisë të zgjohet dhe shoferët të futen në burg të varen në mes të sheshit.