Po dërgonte të ëmën në spital, aksidentohet rëndë drejtuesi i mjetit

25 Shkurt 2019, 16:15 | Përditesimi i fundit: 2019-02-25 16:17:05

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan- Papër. Drejtuesi i mjetit ishte duke dërguar në spital nënën e tij e cila kishte pësuar parainfarkt.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku dy persona jana plagosur rëndë.

Të aksidentuarit janë Zenun Bullari, ish-drejtori i AKU-së në Elbasan dhe nëna e tij.