“Po e tmerroni popullin”,Qytetari tepër i revoltuar me median

7 Maj 2020, 10:25

Përveç diskutimeve që bëri për temën e ditës dhe çështje të ndryshme një qytetar ishte i revoltuar me median në vend dhe lajmet që pasqyrohen. Duke folur në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv zotëria kishte edhe dy fjalë për median dhe gazetarët. I revoltuar por edhe falenderues për punën që media bën ai tha se media po e tmerron popullin. Sipas tij realiteti nuk është vetëm gri apo i zi në vendin tonë me lajme të kronikës por ka edhe histori suksesi në fusha të ndryshme që duhet të marrin vëmendjen e gazetarëve.