Po ecte me shumë shpejtësi e përplaset me murin, shpërthen në flakë makina luksoze në Pogradec!

13 Gusht 2020, 13:27 | Përditesimi i fundit: 2020-08-13 13:28:52

KORÇË- Një makinë luksoze është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjteje në aksin nacional Pogradec-Tiranë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoferi ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, dhe teksa është përpjekur që të manovrojë është përplasur me murin anësor e më pas është përfshirë nga flakët.Fatmirësisht shoferi ka vepruar me shpejtësi duke dalë nga makina që punonte me gaz- benzinë. Kjo gjë ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks të mjeteve.