Tragjike në Berat/ Po pastronin pusin dhe asfiksohen nga gazi, vdes i moshuari me dy nipërit...u bllokuan për rreth 30 minuta në thellësi

7 Maj 2020, 09:44 | Përditesimi i fundit: 2020-05-07 14:34:34

BERAT- Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku i moshuari dhe dy nipërit mbetën të bllokuar për më shumë se 30 minuta në pus e për pasojë humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dyshnik të Beratit, dhe nga raportimet paraprake dyshohet se tre personat kanë hasur në një xhep gazi dhe janë asfiksuar.