'Po hedhim në rrugë 40 mijë lekë mall'! Mbyllet tregu në Vlorë, tregtarët në protestë!

15 Prill 2020, 14:55

Tregtarët e tregut Orizi në Vlorë kanë dalë në protestë pasi AKU ka vendosur mbylljen e tij mëngjesin e sotëm. Tregtarët po protestojnë kundër inspektorëve pasi nuk i kanë lajmëruar 2 ditë para dhe mallin e blerë janë të detyruar ta hedhin në plehra. Protestat janë të ndaluar me ligj në këtë kohë, por tregtarët shprehen se mbyllja e tregut nuk mund të bëhet brenda ditës, por duhej lajmëruar pasi ata tregtojnë fruta-perime dhe nuk rezistojnë prishen, ndërkohë që mëngjesin e sotëm kishin blerë 30-40 mijë lekë mall për të shitur.

AKU i ka kërkuar Bashkisë Vlorë të mbyll tregun pasi nuk respekton masat dhe kushtet higjienike, ndërsa inspektorët mëngjesin e sotëm kanë njoftuar tregtarët se nuk mund të lejohen më të tregtojnë.