Po hynte në Shqipëri me 2 armë zjarri, këngëtarja Fjolla Morina arrestohet në kufi bashkë me dy të tjerë

19 Shtator 2020, 16:10 | Përditesimi i fundit: 2020-09-19 21:57:14

KUKËS- Këngëtarja e njohur shqiptare që banon në Kosovë, Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete.

Përveç saj janë arrestuar edhe dy personat të tjerë që po udhëtonin me të. Këngëtarja me banim në Prishtinë po udhëtonte me  F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.