Po i iknin policisë, përmbyset makina me 4 sirianë në Korçë

11 Nëntor 2020, 16:19 | Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 16:36

KORÇË- Një makinë e cila po transportonte sirianë është përfshirë në aksident, teksa po i largohej policisë.

Mësohet se makina është përmbysur dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur Çezmat e Senjishtit, fatmirësisht sirianët janë jashtë rrezikut për jetën.Report Tv sjell pamje nga makina e përmbysur, teksa shihet një nga sirianët i cili ka mbetur i lënduar. Fatmirësisht ka ardhur në kohë ambulanca duke i dhënë ndihmën e duhur mjekësore.

b.ha./Shqiptarja.com