Po korrte grurin në Orikum, kombajna prek telat e korentit, ndërron jetë shoferi, familjarët përplasen me spitalin

21 Qershor 2023, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2023-06-21 12:29:20

Një person ndërroi jetë pasi autokombajna me të cilën po punonte ra në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë

Ngjarja u shënua rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas në Orikum. Shtetasi Arben Ferati, 35 vjeç duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital informoi sot policia.