Po luanin duke ndezur sfungjerë, dy fëmijë i vënë flakën një automjeti të parkuar në Vlorë

1 Maj 2021, 11:37 | Përditesimi: 1 Maj 2021, 11:37

 

Një makinë është djegur paraditen e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen “Osman Haxhiu”, ku mjeti tip "Renault", pronari i së cilës nuk është identifikuar, ka qenë i parkuar.  Mësohet se automjeti është djegur aksidentalisht nga dy fëmijë, të moshës 9 vjeç, të cilët po luanin duke ndezur sfungjerë.

r.k./Shqiptarja.com