Po luanin në oborrin e shtëpisë/ Shpërthen granata në Gramsh, i merr jetën 6 vjeçarit dhe plagos 5 vjeçarin

27 Gusht 2020, 07:35

GRAMSH- Dy fëmijë në fshatin Siman në Gramsh kanë qenë duke luajtur me një granatë në momentin që ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën 6 vjeçari Alteho Lleshi dhe është plagosur kushëriri i tij, 5 vjeçari Ajlis Leka.

Dy të miturit ndodheshin në oborrin e banesës e qytetarit me iniciale R.LL. dhe po luanin me granatën e vjetër, e cila ka shpërthyer duke rezultuar tragjike për dy fëmijët. Alteo Lleshi ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa 5 vjeçari Ajlis Leka, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se dy të miturit ishin kushërinj me njëri tjetrin dhe po luanin bashkë.