Po luhet në Elbasan/ Shënon Cikalleshi, Shqipëria kalon në avantazh kundër Moldavisë

11 Qershor 2019, 22:32

Po luhet në Elbasan ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e katërta në grupin H eliminator të Europianit. Aktualisht ndeshja është 1-0, pas golit të Cikalleshit. Shanset e Kombëtares për kualifikim janë të pakta, duke parë që kuqezinjtë duhet të luftojnë me Francën për vendin e dytë. Shqipëria dhe Moldavia janë ndeshur tre herë në të kaluarën, teksa në dy sfida kuqezinjtë janë shpallur fitues, ndërsa një tjetër është mbyllur në barazim.

FORMACIONET
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Veseli, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Kaçe, Abrashi, Ramadani, Uzuni, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Moldavia: Koselev, Jardan, Efros, Armas, Antoniuc, Cebotaru, Karp, Reabciuk, Suvorov, Ginsari, Damaskan. Trajner: Aleksrandru Spiridon.