"Po mbushi gotën gruas të parës mo burrë", Rama në Shijak për rindërtimin, batuta me të zotin e shtëpisë: Ne pa ato, jemi si shtëpia jote pas tërmetit

27 Mars 2021, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2021-03-27 14:44:29

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Shijak, ku vizitoi shtëpitë individuale të rindërtuara, pas u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ndërsa pa nga afër një banesë të re, Rama nuk la as batutat me të zotët e shtëpisë.

Ndërsa u ulën në tavolinë për të pirë diçka, Rama 'kritikoi' të zotin e shtëpisë, pasi nuk i mbushi gotën të parës bashkëshortes së tij.

Dialogu:

Rama: Po si e bo këtë mo burrë? Po kësaj i jep të fundit ti? Po e di ti se ça je pa këtë? Unë pa atë që kam, këta pa ato që kanë, jemi si shtëpia jote pas tërmetit

Qytetari: Nuk e lu as topi

Rama: Jo topi e lu, se ti nuk i mbushe as gotën me raki. Po lër ore gruan të dal përpara.

Qytetari: Nuk kam ça bëj, nuk dal dot nga vetja.

Në Shijak, deri më tani janë plot 567 familje që janë rikthyer në shtëpinë e re, ndërtuar nga shteti dhe 252 të tjera kanë marrë fondin në dorë, me kërkesë të tyre, për ta kryer vetë ndërtimin.