'Po na fal sot moj zemër', pronarja i lutet polices bashkiake! Lokale të hapura vijojnë aktivitetit në kryeqytet

6 Prill 2020, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2020-04-06 15:32:59

Edhe pse rrezikojnë gjobë të majme, sidomos pas paralajmërimeve të fundit se masat do ashpërsohen, ka sërish lokale që rrinë hapur në kryeqytet. Njërin prej tyre është shumë vështirë për ta dalluar, pasi qepeni është i mbyllur, por pronaria i ka mundësuar klientëve që të futen nga pas.

Siç shihet edhe nga video policia bashkiake e gjen mënyrën për t'u futur dhe pasi i kap 'mat' pronarja dëgjohet duke iu drejtuar: 'Po na falni moj zemër sot'. Gjithsesi policia vijon dhe duket që klientet janë kapur të papërgatitur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës.