Po pastronte kanalin, e zë korrenti dhe mbetet i plagosur vëllai i Ziver Veizit, që u vra më 21 janar 2011

12 Mars 2021, 15:26 | Përditesimi i fundit: 2021-03-12 15:33:43

Një tjetër tragjedi mund të ishte shënuar në familjen Veizi në Gjirokastër, që humbën djalin Ziverin, në protestën e 21 janarit në Bulevard kundër qeverisë Berisha.

Djali tjetër i tyre, Mete Veizi, punonjës në pastrim gjelbërimin e bashkisë së qytetit, ka qenë duke pastruar në një kanal anë rrugës, kur një incident për pak i ka marrë jetën. Një shtyllë tensioni ka rënë në rrethana të paqarta dhe Mete Veizin e ka zënë korrenti.