'Po përgatitemi për marshim'! Budina: Burreli është në jetën time, këtu kam bërë zborin

26 Maj 2020, 19:29

Nga Burreli, ku vijoi mbledhjen e firmave bashkë me grupin e artistëve për rindërtimin e Teatrit aty ku ishte, sikur ishte, regjisori Robert Budina paralajmëroi një protestë në bulevard para Kryeministrisë.

"Jemi duke u përgatitur për të bërë një marshim madhështor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, që për herë të parë shqiptari të dalë për të drejtën e tij pa organizim partiak.