Po qëndronte në derën e shtëpisë, ruli humb kontrollin dhe godet për vdekje 58-vjeçarin në Tiranë

15 Prill 2020, 12:31

Një incident është bërë shkak për humbjen e jetës së një 58-vjeçari në rrugën 'Ramazan Gaxherri' në Tiranë. Personi me inicialet XH. L fatkeqësisht ka vdekur pasi është goditur nga një rul që po kalonte pranë shtëpisë, i cili drejtohej nga K.F, 52-vjeç, tashmë në komisariat për të treguar rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se në momentin që është goditur, pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi i rulit, 58-vjeçari ka qenë në derën e shtëpisë dhe për pasojë ka rënë me kokë, ç'ka i ka sjellë edhe humbjen e jetës. Për ngjarjen paraprakisht policia njoftoi:  "Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes."