‘Po qenka punuar fort këto tre javë’, Rama inspekton procesin e rindërtimit në Thumanë

28 Prill 2021, 14:37 | Përditesimi: 28 Prill 2021, 16:15

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kanë inspektuar procesin e rindërtimit në Thumanë.

Gjatë inspektimit së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, Ramës i ra në sy fakti se sipas tij puna nuk është ndalur në këto zona pavarësisht fushatës elektorale.

“Po punë e madhe është bërë këto dy-tre javë ëë? Po paskan punu fort këto tre javë, ritmi s’paska rënë fare, këta e paskan dit që zgjedhjet do fitohen. Bravo e keni qa, super. Do bëhet Thumana model urban. Laçi nuk na ka votuar shumë, por për ne s’ka rëndësi ne të vazhdojmë ti mbarojmë këto, për ne rëndësi ka që janë shqiptarë e të futën në shtëpi më të mira”, tha Rama duke bërë dhe ironi me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.

Sipas Ramës, në muajin shtator rindërtimi i Thumanës do jetë i përfunduar.

“Kjo në shtator janë të mbyllura. Kështu si po punoni duhet tju japi një skonto Zoti kur të shkoni edhe të jepni llogari ju të gjithë. Jo mo lerë atë skonton në 25 ti do ju japi një skonto se po pastroni një pjesë të shpirtit se ngelët duke fitu”, bëri batuta Rama gjatë inspektimit.

b.ha./Shqiptarja.com