'Po shkel rregullin nga e keqja', pensionistët në Korçë: Unë nuk kam lekë në telefon

30 Mars 2020, 12:37

Sot qytetarët e Korçës janë përballur me masat e reja kufizuese, por jo të gjithë i kanë respektuar. Qytetaret kanë dalë për plotësim e nevojave bazë edhe pse një pjesë nuk kanë mundur të sigurojnë lejen e daljes sepse sistemi nuk ka funksionuar. Ndërkohë pensionistët vijojnë të mbeten më problematikët në Korçë, të cilët edhe pse janë në dijeni se e kanë kategorikisht të ndaluar për të dalë nga shtëpia, sërish dalin për të blerë barna apo ushqime. Një qytetar thotë: "Po na sorollatin, nuk dimë ku të drejtohemi. Po shkel rregullin nga e keqja,kam nevojë që të ha." Një tjetër qytetar: "Dal nga nevoja, ku di unë të përdor telefonin nuk kam as lekë në telefon. Bashkia s'na ka ndihmuar me asgjë. Unë fëmijët i kam jashtë shtetit, jam me burrin të dy të sëmurë, por do paguaj ujin, dritat, do ha bukë."