Po shkonte për të vrarë tre persona, 36 vjeçari nga Fieri ia mbath sapo shikon policinë

15 Gusht 2020, 18:45

FIER- Policia ka vënë në pranga një 36 vjeçar i cili pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen "15 Tetori", 30 vjeçarin me iniciale L. P.,  25 vjeçarin K. P., dhe 28 vjeçarin A. P., 28 vjeç, është larguar për të marrë një armë zjarri.

Më pas Ilirjan Progonati është kthyer me synimin për t'i vrarë shtetasit e lartpërmendur, por sapo ka parë policinë të afrohej drejt tij, është larguar me shpejtësi. Pas kontrolleve nga policia, është gjetur në shtëpinë e 59 vjeçarit me iniciale A. M., i cili u arrestua për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", pasi kishte fshehur gjatë natës në banesën e tij Progonatin. Mësohet se 36 vjeçari u kishte borxh këtyre personave, me të cilët është konfliktuar.Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën kallashnikov me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim të trefishtë.