Po trajnohen 400 infermierë, 100 nga Forcat e Armatosura! Rama: Në ditët në vijim presim lajmin për nisjen e vaksinimit masiv

5 Mars 2021, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2021-03-05 16:21:46

Në stadiumin “Air Albania” 400 infermierë, disa prej tyre edhe nga Forcat e Armatosura, po trajnohen për të qenë gati për procesin e vaksinimit kundër COVID. Pasditen e sotme të pranishëm në 'Air Albania' ishte edhe Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu në fjalën e saj tha se 'armatës sonë të vaksinatorëve do t' shtohen rreth 400 infermierë që do të ndihmojmë për vaksinimin masiv të popullatës.  Ndërkohë që Rama rikonfirmoi se në mes të marsit vijnë 14 mijë dozat nga AstraZeneca, ndërkohë që janë në pritje të një lajmi të mirë për një sasi të konsiderueshme që do të çojë në nisjen e procesit të vaksinimit masiv.