Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohen 3 persona në Pogradec

29 Gusht 2020, 09:35

POGRADEC- Tre persona janë arrestuar në flagrancë pasi u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 9 emigrantë të paligjshëm.

Në lagjen nr. 4 në Pogradec janë arrestuar 38 vjeçari me iniciale L. P., 20 vjeçari F. F., dhe 26 vjeçari K. Gj., banues në Shkodër.

Ata janë kapur duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip "Volkswagen Touareg" dhe "Range Rover" nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".