Po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet në Korçë një 26-vjeçar

10 Shtator 2020, 10:10 | Përditesimi i fundit: 2020-09-10 10:16:17

Një 26 vjeçar është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE. Kundrejt fitimin ai u kishte premtuar emigrantëve kalimin në vendet e BE. trafikanti u ndalua në aksion Bilisht-Korçë, teksa drejtonte mjetin furgon tip "Citroen" pa patentë. Gjithashtu gjatë operacionit policia ka ndaluar edhe një 27-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor i trafikantit në kalimin e paligjshëm të emigrantëve.Arrestimi ndodhi gjatë operacionit të koduar "Perimetri", që prej kohësh vijon në goditjen e rasteve të transportimit të emigrantëve të paligjshëm.