Po transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari në Korçë

23 Prill 2021, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2021-04-23 12:50:44

Një 35-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.

Në vijim të operacionit të koduar "Perimetri", policia ka goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. F., 35 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Volksëagen", 6  emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.