Po transportonte një të sëmurë drejt Tiranës, përplaset ambulanca në Elbasan! Pacientja me urgjencë në spital

7 Mars 2020, 20:08

ELBASAN - Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji ku ambulanca e cila po transportonte një grua drejt Tiranës është përplasur nga një automjet tip "Golf". Për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda gruaja e cila po dërgohej në Tiranë e cila është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se shoferi i ambulancës ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në Polici.