Po transportonte ushqim për vaskat e peshkut, traileri bie në det pranë gadishullit të Karaburunit

17 Dhjetor 2019, 21:00

VLORE- Një kamion trailer i cili po transportove ushqim për vaskat e peshkut ka rënë në det pranë gadishullin e Karaburunit.

Mjeti ka qenë duke ecur në një rrugë të ngushtë, kur drejtuesi i tij ka humbur kontrollin dhe pas disa rrotullimeve ka rënë në det. Punonjësit e vaskave kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë për drejtuesin e mjetit duke e transportuar në spital, ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.