Po udhëtonin me motor, çifti në Lezhë përplaset nga një makinë, rëndë në spital

5 Maj 2019, 16:21 | Përditesimi i fundit: 2019-05-05 17:16:25

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lezhë, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur rëndë. Viktima është 76 vjeçari me inicialet N.Gj. ndërsa e plagosura N.Gj. 75  vjeçe.

Çifti i moshuar po lëvizte me motor në momentin që janë përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga një 36 vjeçar me inicialet A.H. në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjadrit".

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa ambulanca ka transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën 75  vjeçaren.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është marrë në pyetje drejtuesi i makinës që përplasi motorin. Në Shqipëri regjistrohen thuajse cdo ditë aksidente me pasoja dhe bilanci është i frikshëm.