Pogradec/ Arrestohet 29-vjeçari me bashkëpunëtorin, transportonin 18 emigrantë të paligjshëm kundrejt 100 € personi

1 Shtator 2020, 09:39

POGRADEC- Dy persona janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Pogradec pasi po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së kundrejt shumës 100 euro për person.

Në operacionin policor “Perimetri” u arrestuan personat me iniciale  E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.