Pogradec, Himarë e Durrës, vijon operacioni 'Plazhi i lirë', lirohen 3600 m2 plazh

9 Gusht 2019, 09:35 | Përditesimi: 9 Gusht 2019, 12:47

Lirohen rreth 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. 

Procedohen penalisht 5 administratorë subjektesh si dhe 4 zyrtarë bashkiakë.

Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave " Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore".

Policia e Vlorës liron  një hapësirë zonë të mbrojtur në Plazhin e Gjipesë - Himarë, e cila shkon deri në 3000 m2, si dhe rreth 600 metra në Potam e Qeparo.  Në total lirohen 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen rreth 200 shezlongë dhe 100 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike.

Procedohen 4 administratorë subjektesh për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" "Moslëshimi i kuponit tatimor" dhe "Pushtimi i tokës". 

Procedohet penalisht edhe një zyrtar në Bashkinë e Himarës.

b.ha./Shqiptarja.com