Pogradec/ Kapen 60 sirianë në kamion, mes tyre gra e fëmijë! Arrestohet shoferi

9 Tetor 2020, 22:33

POGRADEC- Transportimi i sirianëve drejt vendeve të BE-së është kthyer në një biznes fitimiprurës.

Edhe pse shumë persona janë vënë në pranga, kjo nuk i ka ndaluar ata në "biznesin" e tyre, ku gjatë vetëm gjatë ditë së sotme janë kapur në një kamion 60 sirianë, numri më i lartë i kapur ndonjëherë. Mes tyre kanë qenë gra dhe fëmijë. Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha raporton se ato janë kapur në aksin nacional Korçë- Pogradec, në afërsi të shtatit Prig. Mësohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i kamionit, ndërkohë që bëhet e ditur se forca të shumta policie, të forcave shqiponja dhe të kufirit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.