Pogradec/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

12 Gusht 2020, 13:28

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në hyrje të Pogradecit. Një makinë ka përplasur një motor, ku ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i këtij të fundit.

Drejtuesi i motorit është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Report Tv siguron pamjet nga vendi i aksidentit, ku në rrugë dallohen pjesët e shpërndara të motorit dhe objekteve të tjera, ndërsa policia ndodhet në zonë për të orientuar makinat për shmangien e  trafiku dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.