Pogradec, plagosen me mjete të forta dy të rinj, ngjarja pas sherrit mes tyre

10 Gusht 2020, 15:57

Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin me mjete të forta, ku kanë marrë dhe lëndime. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rremenj të Pogradecit.

Si pasojë e sherrit mes tyre me mjete të forta, të dy personat kanë marrë plagë, njëri në kokë dhe tjetri në këmbë.