Pogradec, po rregullonte antenën, bie aksidentalisht nga kati i 5, ndërron jetë 41-vjeçari

6 Tetor 2020, 16:56

Bie aksidentalisht nga kati i 5, ndërron jetë 41-vjeçari A.S.

"Më datë 06.10.2020, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 5, shtetasi A. S., rreth 41 vjeç, dyshohet se duke rregulluar antenën aksidentalisht është rrëzuar nga tarraca e pallatit ku banonte, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.