Pogradec/ Polici iu prish ‘festën’ në një lokal në Pogradec, tre të rinjtë e dhunojnë...arrestohen

3 Maj 2020, 15:06

POGRADEC- Tre person, mes tyre një pronar lokali,  janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një efektivi të policisë.

Duke qenë se ishin në shkelje të ligjit, pasi lokalet janë të ndaluara, tre personat nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ta mbyllur lokalin, duke ushtruar dhunë ndaj tij. Në pranga kanë rënë F. B., 19-vjeç pronari i lokalit dhe dy personat e tjerë tjerë N. K. 19 vjeç dhe K. T. 20 vjeç.  Ky i fundit mbante me vete dhe një thikë.Ndaj tyre rëndojnë për veprat penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".